Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën politike brenda Partisë Socialiste pas përjashtimit nga grupi të Elisa Spiropalit.
Manjani u shpreh se nuk sheh asgjë parimore dhe ideologjike në këtë diskutim por vetëm prishje të interesave personale.
‘Është më shumë nëj nismë e Ramës që ta largojë se sa ajo ka kontribuar në largimin e saj.
nuk shoh ndonjë debat parimor, ta fillojmë te interesat personale. Çfarë gare do Elisa dhe Veliaj, Rama është kali që tërheq karrocën, i shoh si totalisht joserioze.
Këta zihen me njëri-tjetrin që ti ke bërë më shumë lekë se unë, eksponetët e PS kanë portale me vete dhe shajnë njëri tjetrin. Politikë është kjo? Kjo është rrjete sociale, gallata, nesti angoni, janë përralla, nuk ka spikatur ndonjë ideologji. Nuk them që e meritonte përjashtimin’, tha Manjani./mxh
