Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në Vizion Plus e cilësoi fjalimin e ambasadorit amerikan në SPAK si dalja më e fortë e diplomatit që dha 2 lajme tronditëse për botën e krimit.
“Kjo është dalja më e fortë e ambasadorit amerikan. Ai ka bërë tri vizita brenda 5 javëve. Kjo tregon se SHBA-të e kanë varur të gjithë besimin e tyre te SPAK.
Tek ai institucion është shpresa dhe detyra për të luftuar korrupsionin dhe krimin.
Ambasadori në këtë dalje kaq të fortë dha 2 lajme që janë tronditëse për botën e krimit që tha ne i kemi, ne i dimë. Është deklaratë shumë e fortë.
SPAK duhet t’i kërkojë sepse marrja e dokumentacionit bëhet sipas rregullave, se i kanë në server, postë elektronike, llogari digjitale.
Lajmi i dytë ai përmendi me emër një ekspert të fushës se si të aplikoni për të hyrë në llogaritë e kriptovalutave. Tha se kanë iluzione se nuk do t’i zbuloni kurrë, por ja.
Ishte vizitë mbështetëse inkurajuese dhe shkundeje, se ka rënë pak në gjumë SPAK dhe bën sikur sikur nuk e kupton. Ambasadori do të rrijë 3 vjet e gjysmë dhe do të kapë edhe presidenti tjetër që do të vijë”- tha Zogaj.
