Kanye West dhe Bianca Censori duket se po përgatiten të thonë sërish “po”, gati katër vite pas martesës së tyre sekrete. Planet për ceremoninë e re u zbuluan krejt rastësisht nga një familjare e modeles australiane.
Bëhet fjalë për Kelly-n, tezen e Biancës, e cila telefonoi në emisionin radiofonik australian “Fifi, Fev & Nick”, gjatë rubrikës “Me kë person të famshëm keni lidhje?”. Gjatë bisedës, ajo tregoi se është e afërme e modeles.
“Jam e afërme e Bianca Censorit, kështu që Kanye është nipi im nga martesa.”
Më tej, ajo zbuloi se disa anëtarë të familjes Censori po përgatiten të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në festimet e çiftit muajin e ardhshëm. Kelly sqaroi se ata janë të martuar, por kanë vendosur të organizojnë një ceremoni për të rinovuar betimet.
“Shumë pjesëtarë të familjes sonë do të shkojnë jashtë vendit për dasmën e tyre muajin e ardhshëm. Ata janë të martuar, por do t’i përsërisin betimet. Unë nuk jam e ftuar”, tha ajo me humor.
Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në dhjetor të vitit 2022, në një ceremoni private në Kaliforni. Që prej asaj kohe, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, mes paraqitjeve të bujshme publike dhe spekulimeve të vazhdueshme për gjendjen e martesës.
Megjithatë, detajet për ceremoninë e re, përfshirë vendndodhjen dhe listën e të ftuarve, mbeten ende të panjohura. As Kanye dhe as Bianca nuk kanë bërë një deklaratë publike për planet e raportuara./mxh
