Last Updated on 27/11/2026 by EL
Një postim në rrjetet sociale, me të cilin donte të ndante lajmin e fitimit të madh, duket se e bëri më të lehtë identifikimin e tij nga autoritetet amerikane…
Një emigrant në Boston të SHBA-së u arrestua nga agjentët e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.
Bëhet fjalë për Ariel Velasquez-Morales, i cili kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me çekun e fitimit, ku shfaqej i buzëqeshur teksa pozonte me emrin dhe shumën e fituar.
Por festa e tij nuk zgjati shumë. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan në banesën e tij në Boston, për shkak të statusit të parregullt të qëndrimit në SHBA.
Pas arrestimit, vetë ICE publikoi lajmin në rrjetet sociale, duke shoqëruar njoftimin me një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.
Historia ka tërhequr vëmendjen për kontrastin mes fitimit të madh në lotari dhe arrestimit vetëm pak ditë më vonë./et
