Një bashkëshort duhet të jetë mbështetja juaj më e madhe, por në një martesë me një burrë narcist, dashuria dhe përkushtimi nuk janë gjithmonë të ndërsjella. Ai mund ta shohë gruan më shumë si burim vëmendjeje dhe kontrolli sesa si partnere të barabartë.
Ja 8 mendimet që këta burra kanë shpesh për bashkëshortet e tyre:
1. “Ajo duhet të më kushtojë vëmendje sa herë që dua”
Një burrë narcist pret që bashkëshortja të lërë gjithçka për t’u marrë me të, për ta lavdëruar dhe për ta bërë të ndihet i rëndësishëm. Nëse ajo është e zënë, mund ta akuzojë se është egoiste apo e distancuar.
2. “Ajo duhet të ndihet me fat që është me mua”
Ai beson se gruaja ka fituar shumë duke u martuar me të dhe se duhet të ndihet me fat që e ka në jetën e saj. Shpesh, nënvlerëson përpjekjet e saj dhe i lë të kuptojë se nuk do të gjente dot dikë më të mirë.
8 mendime që burrat narcistë kanë për gratë që i
3. “Mund të sillem si të dua, sepse ajo nuk do të largohet”
Duke qenë i bindur për dashurinë dhe besnikërinë e saj, ai mund ta marrë gruan si të mirëqenë. Edhe kur e lëndon, mendon se ajo do ta falë dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë tij.
4. “Ndjenjat e saj nuk janë aq të rëndësishme sa të miat”
Ai pret që emocionet dhe nevojat e tij të jenë gjithmonë në plan të parë. Kur gruaja ka shqetësime, i minimizon ato, ndërsa kërkon mbështetje të plotë kur është vetë në vështirësi.
5. “Ajo duhet ta kuptojë vetë se çfarë më nevojitet”
Një burrë narcist mund të presë që bashkëshortja t’ia kuptojë dëshirat dhe nevojat pa ia shprehur ato. Në vend që të komunikojë, pret që ajo t’ia lexojë mendjen dhe acarohet kur nuk ia del.
6. “Nëse do të më donte vërtet, nuk do të më kundërshtonte”
Ai e sheh kundërshtimin si mungesë respekti dhe mbështetjeje. Si pasojë, gruaja mund të fillojë të shmangë diskutimet dhe të mos shprehë mendimin e saj, vetëm për të mos shkaktuar debate.
7. “Nuk kam pse të kërkoj falje”
Për të, pranimi i gabimit mund të duket si dobësi. Edhe kur e lëndon bashkëshorten, mund ta akuzojë atë se po e tepron dhe ta paraqesë veten si viktimë, në vend që të marrë përgjegjësi.
8. “Ajo ka më shumë nevojë për mua sesa unë për të”
Ai beson se gruaja nuk mund t’ia dalë pa të, financiarisht apo emocionalisht. Kur ajo bëhet më e pavarur dhe fiton vetëbesim, mund të përpiqet ta pengojë duke kritikuar zgjedhjet dhe pavarësinë e saj./mxh
