Monika Kryemadhi do të rikthehet edhe në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania”, ku do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka biseduar me moderatoren Sidorela Gjoni. Kryemadhi konfirmoi se ka pranuar të jetë sërish pjesë e formatit, duke zbuluar gjithashtu se ishte thirrur për të firmosur kontratën pikërisht ditën e intervistës.
“Unë them që dëshirë kam të jem, sepse kam kaluar shumë mirë… Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim. Jam shumë e kënaqur, pavarësisht se kërkon impenjim, por është një staf shumë i mirë dhe është gjithashtu një lloj privilegji për mua. E kam shijuar si eksperiencë dhe mendoj se ndaj edhe njerëzit më kanë pasur qejf. Të mos harrojmë që edhe ambienti me të cilin punon të jep komoditet”, u shpreh ajo, ndër të tjera.
Kështu, Monika Kryemadhi do të jetë sërish një nga zërat që do të komentojnë dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri./mxh
