Last Updated on 27/11/2026 by EL
Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike, mes Kievit dhe Romës.
Presidenti Volodymyr Zelensky mbron operacionin në portin e Bengazit, duke e cilësuar atë plotësisht legjitim dhe në koordinim të potë me aleatët, pas kritikave të kryeministres italiane, Xhorxha Meloni se ai sulm nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.
“Ne e dimë kur një anije i nënshtrohet sanksioneve, kur transporton armë ruse dhe mban flamurin rus. Forcat tona, shërbimet e sigurisë dhe inteligjenca janë të qarta për këto çështje. Nuk mund të lejojmë që anijet ruse të na sulmojnë apo të transportojnë armë”.
Por nga Roma erdhi sërish një përgjigje e prerë, këtë herë nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, që e ka cilësuar të pavërtetë pretendimin e Zelenskyt.
“Nuk ka pasur asnjë lloj koordinimi. Askush nga ne nuk u informua dhe askush nuk dinte asgjë për atë që po bënin ukrainasit në Libi. Ajo që tha Zelensky nuk është e vërtetë”.
Përplasja ka marrë përmasa më të gjera politike në Itali. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini ka thirrur për 1 dhjetor një mbledhje urgjente të Komitetit Ndërministror për Sigurinë Detare, ndërsa opozita ka sulmuar Melonin se Italia ka humbur peshë në skenën europiane për shkak të qëndrimeve të saj./et
