Këngëtarja e famshme, Bleona Qereti, është rikthyer fuqishëm të flasë për veten e saj. Këtë, këngëtarja shqiptare e ka bërë nëpërmjet një interviste dhënë për ‘Headlinerhub”.
Qereti ka theksuar në intervistën ekskluzive se po rikthehet fuqishëm në skenë, pasi ka qenë në proces rikuperimi, mirëpo sipas këngëtares çdo gjë ka shkuar mirë dhe ajo ka rigjetur veten, ka rigjetur rrënjët e saj të trashëgimisë.
Për të çdo gjë ka zënë vendin e vet, duke iu premtuar fansave të saj e veçanërisht fansave shqiptarë se ajo nuk ka munguar kurrë nga skena muzikore, por ka qenë përherë e pranishme aty, si në momentet e mira, ashtu dhe në ato më të vështirat në jetën e saj.
Bleona ka shprehur ambicien e saj për të vazhduar dominimin në muzikë, duke e etiketuar veten si ‘Bleona e Parë’, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite ose 3 dekada që kur këngëtarja e njohur shqiptare nisi të kthehej në një hit, në një trend botëror dhe në një artiste me famë globale falë vokalit të saj krejt ekstravagant dhe të hatashëm.
Këngëtarja Qereti rikthehet fuqishëm: Nuk jam këtu për
Postimi i Bleona Qeretit:
“Unë nuk jam këtu për të qenë dikush i radhës.
Unë jam BLEONA e parë.
Kur nisa të vendosesha në Amerikë, mora vendimin e vetëdijshëm për të fshirë një pjesë të historisë sime si artist. Duke parë prapa, e kuptoj se gjithçka që përpiqesha të bëhesha ishte tashmë e rrënjosur në atë që isha.
Tre dekada muzikë, duke thyer barriera, duke marrë rreziqe, duke sfiduar pritjet dhe duke u zhvilluar si një artist global.
Nuk do ta ndryshoja atë që jam bërë.
Tani, gjithçka ka zënë vendin e vet.
Po e rimarr trashëgiminë time, po nderoj rrënjët e mia dhe po krijoj muzikë pa bërë kompromis me atë që jam.
Për fansat e mi shqiptarë që kanë qenë aty që nga fillimi: ky kapitull tjetër është edhe për ju.
Faleminderit @headlinerhub që tregove historinë time.”/Mxh
