Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula për mes një reagimi ka uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë si momentin ku historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin një kuptim të veçantë.
Përmes një mesazhi të publikuar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, ajo ka kujtuar 28 Nëntorin e vitit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli pavarësinë, duke kurorëzuar kështu përpjekjet dhe sakrificat e brezave të tërë për liri.
“Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë.
Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e presidentes së Kosovës./ad
