Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka ndarë sot një mesazh urimi për Festën e Pavarësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta nderon Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë! Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
Një komb dhe një flamur! Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Meta.
