Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Atmosfera në protestë është “ndezur” teksa qytetarët po grumbullohen në sheshin “Skënderbej”.
Në pamjet e siguruara nga “Shekulli”, shihen disa të rinj të maskuar, të cilët mbajnë në duar shkopinj druri. Ata duken të përgatitur për përplasje të dhunshme me policinë, teksa thërrasin: “Gati për luftë”.
Kujtojmë se policia ka shtuar masat në terren për protestën e sotme, ku pritet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Raportohet se rreth 2 mijë forca policia do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit.
