Bayern Munich po kalon një moment të vështirë. Kampionët e Gjermanisë, regjistruan ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.
Pas humbjes në Champions League, bavarezët u ndalën në një barazim pa gola në transfertë nga Hamburg.
Skuadra e Vincent Kompany u detyrua të luante në pjesën e dytë me një lojtar më pak. Shkak për këtë u bë kartoni i kuq i marrë nga Joshua Kimmich në minutën e 44-t.
Pas kësaj, vendasit dominuan fraksionin e dytë, por nuk ia dolën të shënojnë dot. Ky barazim, e lë Bayernin në vendin e dytë me 23 pikë dhe tre barazime në pesë ndeshjet e fundit. Hamburg mban vendin e 13-të me 13 pikë.
Në sfidat e tjera, Koln triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Elversberg, ndërsa Paderborn shkatërroi me shifrat 8-1 skuadrën e Schalke. Po ashtu, Mainz fitoi 2-1 ndaj Union Berlin./mxh
