Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar për protestën në Ditën e Pavarësisë.
Murrizi ka shpërndarë pamje në rrjetet e tij sociale, ku tregohet rrahja nga policia e dy protestuesve. Në video ilustrohet momenti kur dy të rinjtë pjesëmarrës në protestë nuk kursehen nga presioni i ujit të përdorur nga autoboti kundrejt tyre. Dy personat flaken tutje në trotuar nga policët, ndërsa gjatë incidentit përplasen me trungun e një peme aty pranë.
Sipas Murrizit, dhuna policore është tërësisht e dokumentuar dhe, për të, kjo qeveri, qeveria e kryeministrit Edi Rama, është një qeveri plot hajdutë.
Për Murrizin, qeveria aktuale e Shqipërisë është e mbushur me hajdutë dhe, për më tepër, me bastardë, që kujtojnë se janë të mbrojtur duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të vendit, për t’i frikësuar deri në palcë dhe për t’i zmbrapsur nga qëllimi i tyre, që është dorëheqja e Ramës.
Reagimi i Murrizit:
“Nje qeveri plot hajdutë e bastardë mendon se do te mbrohet nga dhuna policore.”/Mxh
