Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë se, protesta e sotme po përpallet me mungesë organizimi.
Sipas Lubonjës, lëvizjet e ndryshme, përfshirë lëvizjen “Flamingo”, partinë “Bashkë”, grupet e marshimit dhe studentët, nuk arritën të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një përfaqësi unike.
Më tej, Lubonja komentoi edhe situatën e degraduar në shesh, duke thënë se, prania e shtuar policore krijoi pamjen e një “situate lufte” dhe se kërkesat paqësore të qytetarëve nuk u morën parasysh.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama gjendet politikisht më i dobësuar, duke shtuar se pushteti i vërtetë buron nga legjitimiteti dhe besueshmëria, e jo nga përdorimi i forcës apo represionit.
“Mu duk si situatë luftë, me policinë nga të gjitha anët. Kërkesa që i është bërë në mënyrë paqësore nuk është përfillur fare. Por ky thotë kam polici më të fortë, shtoj armatime dhe i sundoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me një opozitë destabilizuese. Por një shesh edhe me njerëz që vijnë nga Diaspora, pra e shesh kushdo se si po qeveriset ky vend. Rama sigurisht që gjendet më i dobësuar. Forca e vërtetë nuk të vjen nga dhuna, por nga legjitimiteti dhe besueshmëria, por kjo dhunë represion që përdoret në këtë mënyrë ligjet që ka bërë është dobësim.
Nuk e di kush janë ata që sulmojnë me maska. Kemi qenë, jo Flamingo, jo partia Bashkë, kanë qenë këta që i quajnë të mikrofonit, këta që bënin marshimin dhe që me njëri tjetrin nuk kishin bashkëpunim dhe nuk nxorën dot një përfaqësi. Pastaj erdhën studentët dhe nuk është se morën atë lëvizjen, dhe ndërkohë duhet të ishte në bashkësi. Dhe dalin tani ca parti studentësh andej këtej dhe në këtë aspekt është dobësi e protestës që vjen dhe për arsye se ka të infiltruar. Rama punon vetëm për pushtetin e tij. Ky boll t’i përçajë dhe ai të rrijë i qetë”, tha Lubonja./Mxh
