Aktori turk Akın Akınözü ka përjetuar momente tejet emocionuese gjatë një aktiviteti të organizuar nga Shoqata për Jetën pa Kancer në Stamboll, ku ka kujtuar nënën e tij, Özlem Akınözü, të cilën e humbi pas betejës me kancerin.
I pranishëm në takimin letrar të librit “Neden Olmasın?”, aktori nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për të ëmën dhe gjurmën që ajo ka lënë në jetën e tij. Gjatë fjalimit, Akınözü tregoi se kur libri mbërriti për herë të parë tek ai, pyetja që i erdhi menjëherë në mendje ishte: “Pse të mos shërohet nëna ime? Pse të mos e mposhtë ajo këtë sëmundje?”
Duke folur për dhimbjen e humbjes, aktori u shpreh se sot nuk ndihet personi i duhur për t’u dhënë të tjerëve shpresë për një shërim të tillë, por mund të tregojë historinë e guximit për të jetuar, të cilin kanceri nuk arriti t’ia marrë familjes së tij.
“Sepse këtë ma mësoi nëna ime dhe ky është trashëgimia më e madhe që më la. Jam këtu për të treguar historinë e guximit për të jetuar pavarësisht kancerit”, tha ai mes emocionesh.
Por, përveç këtij momenti të ndjerë, Akınözü u përball edhe me një pyetje që lidhej me jetën e tij sentimentale. I pyetur nga gazetarët nëse ka plane për martesë me partneren e tij, stilisten Melis Uzunoğlu, aktori dha një përgjigje të shkurtër, por që la vend për interpretime.
Nuk i mban dot lotët teksa kujton nënën e ndjerë, ylli turk
“Sigurisht që mendimi ekziston gjithmonë. Por këto gjëra janë çështje fati”, u shpreh ai.
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në muajin maj, kur u shfaqën së bashku në një aktivitet, ndërsa së fundmi kanë festuar edhe përvjetorin e parë të romancës. Me këtë rast, Melis ndau disa fotografi me aktorin, të cilat i shoqëroi me fjalët: “Të biesh në dashuri është diçka e mrekullueshme, këtë e kuptova me ty.”
Një deklaratë që duket se tregon se marrëdhënia e tyre po ecën në një drejtim të bukur, ndërsa përgjigjja e aktorit për martesën ka shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth hapit të radhës në çift./mxh
