Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Një servis automjetesh në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si Qafë Koshovicë është përfshirë sot nga flakët.
Sipas raportimeve nga terreni, për pasojë është dëmtuar një pjesë e fasadës së godinës.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk raportohet për dëme të tjera.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar flakë dhe shmangien e përhapjes së saj.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit./Mxh
