Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar me një urim ndaj qytetarëve shqiptarë në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se, sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.
Këtë deklaratë, Thaçi e ka shoqëruar me një foto nga takimet me kryeministrin Edi Rama.
“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. I uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, u shpreh Thaçi./mxh
