Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë pamjen e parë dimërore në këtë pjesë të vendit.
Dëbora ka mbuluar Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa rënia e temperaturave ka favorizuar krijimin e ngricave në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Problematika në lëvizjen e mjeteve raportohen në akset Bulqizë–Peshkopi, Ura e Çerenecit–Librazhd dhe Qafë e Buallit–Krastë, ku drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
Përballë kushteve të vështira atmosferike, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt zonave malore.
Gjithashtu, këshillohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme dhe respektimi i sinjalistikës rrugore për të parandaluar aksidentet për shkak të ngricave dhe rrëshqitjes së automjeteve./mxh
