Banorët e Moskës shprehën kryesisht mosbesim se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet së shpejti.
Disa prej tyre, thanë se nuk është hera e parë që përpiqen të intensifikohen bisedimet, por deri më tani pa rezultate konkrete.
Të tjerë ishin më optimistë, besonin se bisedimet do të nisin shumë shpejt.
SHBA dhe Ukraina njoftuan pas takimeve të së dielës në Gjenevë se kishin hartuar një “kornizë të rafinuar paqeje”, pasi plani paraprak me 28 pika i administratës Trump ishte kritikuar nga aleatët e Kievit si tepër i favorshëm për Moskën.
Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të premten se propozimet amerikane mund të shërbejnë si bazë për një zgjidhje të konfliktit, por paralajmëroi se nëse Ukraina e refuzon planin, ushtria ruse do të avancojë më tej./mxh
