Aktorja e njohur turke Cemre Baysel, e cila interpreton personazhin e Zeynep-it në serialin “Mëkate dhe trëndafila” të transmetuar në Tv Klan, është bërë pjesë e diskutimeve të fundit mes fansave, pas zërave se mund të largohet nga produksioni.
Pretendimet kanë nxitur kureshtjen e publikut, veçanërisht të ndjekësve që e kanë përjetuar nga afër historinë e personazhit të saj. Megjithatë, lajmet për largimin e aktores nuk janë konfirmuar.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, një komentues i njohur i televizionit turk ka mohuar pretendimet se Cemre Baysel do të largohet nga seriali, duke hedhur poshtë kështu zërat që kanë qarkulluar së fundmi.
Cemre Baysel është një nga aktoret që ka tërhequr vëmendjen e publikut përmes interpretimeve të saj në prodhimet televizive turke. Roli i saj në “Mëkate dhe trëndafila” ka bërë që fansat të ndjekin me interes zhvillimet e historisë dhe të personazheve.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar që të konfirmojë largimin e saj nga seriali, ndaj mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e Zeynep-it në episodet e ardhshme./mxh
