Last Updated on 13/05/2026 by Kesjana
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka kundërshtuar pretendimet e opozitës se procesi i integrimit europian të Shqipërisë po pengohet nga zhvillimet e fundit politike në vend.
E ftuar në Report TV, Mila u ndal te debatet e zhvilluara në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku opozita ngriti shqetësime lidhur me ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe e lidhi këtë me mosdhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas deputetes socialiste, procesi i integrimit nuk ndikohet nga vendimmarrje të veçanta të politikës së brendshme shqiptare, pasi Bashkimi Europian vlerëson standardet dhe reformat në tërësi.
“BE nuk merret me një rast specifik, edhe sikur të ishte problem, gjë që nuk është, pasi bëhet fjalë për një vendimmarrje brenda parlamentit shqiptar që nuk ndikon në proces”, deklaroi ajo.
