Last Updated on 24/04/2026 by Kesjana
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat bëri të qartë qëndrimin e forcës së tij politike se nuk do të bashkëpunojë me maxhorancën për asnjë reformë, përveç asaj territoriale dhe zgjedhore.
Ai tha se kjo gjë është kërkuar nga BE dhe OSBE.
“Asnjë lloj pakti përveç dy reformave që janë të kërkuara edhe nga BE, OSBE, Këshilli i Europës, me Edi Ramën nuk mund të kemi asnjë pakt tjetër. Kjo është e prerë. Rama është diktator autoritar, armik më i egër i opozitës dhe ne nuk mundemi kurrë përveç këtyre fushave të bashkëpunojmë me të.”, tha ai./kb
