Dita e dytë e bisedimeve Ukrainë-Rusi me ndërmjetësimin e SHBA-së ka përfunduar pa rezultat, ndërsa pritet të zhvillohen takime të tjera javën e ardhshme.
Sipas Aljazeera, ekipet ruse janë kthyer në hotelet e tyre, ndërsa delegacioni amerikan është nisur drejt aeroportit.
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se bisedimet ishin pozitive dhe konkrete, por nuk dhanë detaje konkrete.
Takimi mes delegacioneve ruse, amerikane dhe ukrainase, i cili zgjati rreth 3 orë, u zhvillua në Abu Dhabi ku në fokus të diskutimeve arritja e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke bërë lëshime territoriale.
Më herët, presidenti ukrainas Zelenksy deklaroi se çështja e rajonit të Donbasit do të ishte “kyqe” gjatë bisedimeve trepalëshe, ndërsa Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin, po “përparojnë”.
Pavarësisht se negociatat për paqe kanë nisur, Ukraina po përballet me dimrin më të acartë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjitike./MXH
