Last Updated on 13/11/2026 by Klara
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Largimi i tij vjen vetëm disa muaj pas emërimit në krye të këtij institucioni, ku ai zëvendësoi Dallëndyshe Bicin. Qendro mori zyrtarisht detyrën në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë. /k.m
