Last Updated on 27/07/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vjedhjen e marrëveshjes sekrete ushtarake Shqipëri-SHBA në ambientet e Kuvendit nga deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit./et
