Last Updated on 09/10/2026 by EL
Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të regjistruar pasditen e kësaj të premte në Kosovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë dhe janë përfshirë 4 makina.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani në një deklaratë për mediat në Kosovë ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Ai theksoi se të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Osmani ka bërë të ditur se policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./et
