Last Updated on 05/10/2026 by Monika
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Përparim.
Përplasja ka rezultuar fatale për një grua, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./mxh
