Last Updated on 20/04/2026 by Anisa
Aksident i rëndë në aksin Peshkopi-Maqellarë me pasojë 6 të plagosur.
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
