Last Updated on 20/04/2026 by Anisa
Ashtu si çdo të hënë, 20 prill, socialistët mbledhin sot grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja do të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndodhet në Abu Dhabi, në kuadër të një vizite zyrtare.
Një pikë tjetër e rendit të ditës lidhet me agjendën e Kuvendit që do të mbahet më 23 prill. Pritet që të zhvillohen plot 5 interpelanca. Fillimisht me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe më pas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Interpelanca këto, të mbartura nga java e shkuar dhe të kërkuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Tre interpelancat e tjera përfshijnë atë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, ministren Evis Sala dhe ministrin Andis Salla.
