Last Updated on 03/11/2026 by EL
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë fshatit Gramsh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur nga pas një automjet tip “Skoda”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Audi”-t ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i Skodës ka pësuar dëmtime të lehta, por ka refuzuar të transportohet në spital. Nga përplasja, automjeti tip “Skoda” ka goditur barrierën ndarëse prej betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë autostradës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte automjeti tip “Audi”./ET
