Last Updated on 26/11/2026 by Monika
Ditën e sotme, në fshatin Strum të Roskovecit, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident rrugor. Shtetasi me inicialet F.B., 39 vjeç, ka aksidentuar 2 persona këmbësorë të gjinive të ndryshme.
Të përplasurit nga makina janë shtetasi H.R., 67 vjeç, dhe shtetasja me inicialet B.R., 62 vjeçe.
Si pasojë e ngjarjes, të dy këmbësorët janë nën kujdesin intensiv të mjekëve në qytetin e Fierit.
Policia e Fierit, pas aksidentit me 2 të lënduar, ka ndaluar shoferin e automjetit dhe e ka shoqëruar në Komisariatin e qytetit, për procedura të mëtejshme operacionale.
Hetimet vijojnë për të kuptuar shkakun e vërtetë të përplasjes dhe rrethanat e plota se si 2 personat anës rrugës u aksidentuan nga drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
“Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.”/Mxh
