Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Berat-Poliçan. Një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi.
Sipas raportimeve, në makinë ndodhej një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, të cilat kanë marrë lëndime dhe bëhet me dije se po marrin mjekim në spital
“Informacion paraprak/Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./mxh
