Last Updated on 17/12/2025 by Monika
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në atë moment.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./mxh
