Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Koshovicës, në Fier. Në pamjet e mbërritura shihet se dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
