Një histori, që duket si përrallë ka emocionuar zemrat e shumë njerëzve. Malcolm Simon, DJ i njohur suedez, pak para se të ndërronte jetë nga Covid, i kërkoi gruas së tij të gjente birin e tij, të lindur nga një lidhje e shkurtër me një grua italiane dhe që nuk e kishte takuar kurrë.
Pas pesë vitesh kërkimesh të palodhshme, Mona e gjeti të birin e bashkëshortit.
Ai është Marco, 67 vjeç, i rritur nga nëna e tij në Itali, pa ditur kurrë për babanë. Kur pa për herë të parë fytyrën e Malcolm në një video të vjetër, Marco tha se nuk e ka parë kurrë të atin. “Nuk e kisha parë kurrë”.
Mona e përqafoi me lot në sy dhe i tha se do e mbronte si nënë. “Do të të mbroj si një nënë”, i tha ajo, duke i dorëzuar foto dhe video të familjes, që kishte ruajtur për dekada.
Historia filloi shumë vite më parë në Londër, ku Malcolm pati një lidhje të shkurtër me një grua italiane. Foshnja e lindur, Marco, u rrit pa e njohur babanë. Pas një letre anonime dhe ndihmës së mediave, Mona arriti ta gjente dhe takimi i tyre i parë ishte i mbushur me emocione.
Sot, Marco dhe Mona kanë ndërtuar një raport, të bazuar në respekt, duke treguar se ndonjëherë fati mund të bashkojë njerëzit edhe pas shumë viteve larg njëri-tjetrit.
