Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë raportohet se ka humbur jetën një person, e cila ishte pasagjere në një nga automjetet dhe janë plagosur dy të tjerë.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme./mxh
