Një aksident i rëndë është shënuar sot në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Motomjeti i drejtuar nga shtetasi S. M., 31 vjeç, tanimë i arrestuar, u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87-vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Mësohet se viktima është i ati i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni./mxh
