Last Updated on 15/10/2025 by Kesjana
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor./kb
