Last Updated on 10/08/2026 by EL
Aksidentet rrugore janë bërë pjesë e përditshmërisë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se gjatë verës numri i aksidenteve rritet ndjeshëm si pasojë edhe e shtimit të fluksit të mjeteve në qarkullim.
Për të minimizuar sa më shumë dëmet në një aksident, Brataj tregon disa rregulla të thjeshta, që nisin me kërkimin e ndihmës.
Personi që përgjigjet pas thirrjes së 127 mund të japë orientime të thjeshta për të dhënë ndihmën e parë.
Gabimi që shpesh bëjmë kur gjendemi përballë një personi që është aksidentuar është lëvizja e tij.
Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë që personat e aksidentuar të mos preken, nëse më parë nuk kemi bërë një kurs të ndihmës së shpejtë./et
