Last Updated on 06/07/2026 by EL
Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin trajtim 3 të plagosur nga aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë. Dy të miturit, 8 dhe 14 vjeç, si edhe e huaja me nënshtetesi çeke, 56 vjeçe.
8-vjeçari doli nga reanimacioni të shtunën dhe po vazhdon mjekimin në pavijon. Ai shpëtoi mrekullisht nga aksidenti pasi mbërriti në spital pa shenja jete, por mjekët e reanimuan dhe arritën ta rikthenin në jetë.
Por, si pasojë e plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme, mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë.
Për ta ndihmuar në përballimin e kostove, familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe.
E njëjta gjë ka ndodhur me Floresha dhe Oriada Lazaj, nënë e bijë, të cilat janë dërguar në Greqi për mjekim të specializuar. Të dyja kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë humbur nga një këmbë, por 26-vjeçarja ka dëmtime në këmbën tjetër, kofshë dhe legen./ET
