Last Updated on 18/02/2025 by adminfjala
Shoferi 54-vjeçar që drejtonte mjetin ushtarak që u përfshi në aksidentin tragjik ditën e djeshme në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, ku mbetën të vrarë dy persona, ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.
NJOFTIMI
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash një 34-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.