Last Updated on 02/09/2026 by Anisa
Ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së mërkurës gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç.
Aksidenti u shënua në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.
Përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.
Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa edhe drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Pamje nga aksidenti
Xhesjon, ka qenë një nxënës ekselent dhe një i ri me pasion të madh për gazetarinë. Dashuria për këtë profesion e kishte shtyrë të ndiqte rrugën e informimit, të raportimit dhe të përcillte te publiku ngjarjet që ndodhnin çdo ditë.

/ad
