Last Updated on 06/09/2026 by EL
Policia Bashkiake e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë automjete të braktisura në rrugë dhe hapësira publike t’i largojnë vetë dhe t’i dërgojnë për skrap, duke theksuar se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë edhe në ditët në vijim.
Sipas Policisë Bashkiake, pjesa më e madhe e mjeteve të braktisura është mbledhur dhe larguar, ndërsa strukturat po vijojnë evidentimin e rasteve të tjera në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Mos ta lëmë qytetin të presë për ndërhyrjen e institucioneve kur mund të kontribuojmë vetë”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake, e cila u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për mbajtjen të lira, të pastra dhe të sigurta të hapësirave publike.
Institucioni thekson se hapësirat publike janë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe kërkon bashkëpunimin e tyre për t’i mbajtur ato të lira, të pastra dhe të sigurta.
Për të sinjalizuar automjete të braktisura, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë Bashkiake të Tiranës në numrin 04 241 9465.
Policia Bashkiake bën të ditur se ndërhyrjet për largimin e mjeteve të braktisura do të vazhdojnë edhe në vijim në të gjithë territorin e kryeqytetit./ET
