Last Updated on 02/07/2026 by EL
23 protestues u shoqëruan për dhunën në protestën te Kuvendi që përfundoi në sulme me gurë ndaj forcave blu, përfshirë shkatërrimin e një makine të policisë.
Pas përfundimit të procedurave dhe këqyrjes së provave nga ana e policisë, përfshirë pamje filmike nga protesta, 8 prej të shoqëruarve, iu komunikua arresti, përfshirë një prej organizatorëve, Gent Progni. Brenda 72 orëve, ata do të dalin para gjykatës për vlerësimin e arrestit.
