Në qytetin amazonian të Belem, në ditën e parë të samitit klimatik të OKB-së – COP30 – Oxfam Brazil dhe Aleanca e Popujve për Klimën kërkuan një taksë deri në 5% mbi pasurinë e milionerëve dhe miliarderëve, për të financuar luftën kundër krizës klimatike.
Drejtoresha ekzekutive e Oxfam Brazil, Viviana Santiago, theksoi se gjysma e fondit për pyjet tropikale duhet t’u dedikohet popujve tradicionalë dhe komuniteteve lokale.
Në shenjë proteste simbolike, aktivistët shfaqën një projekcion gjigant mbi një ndërtesë në Belem me mesazhin “për ndotësit e pasur”, ndërsa në rrugë lëviznin një model të madh në formë gjarpri, që simbolizonte sloganin “A gente cobra” –“Ne kërkojmë llogari”.
Aksioni shënoi mbylljen e ditës së parë të samitit, ndërsa mbetet e paqartë nëse vendet do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, në një vit të tensionuar për politikën globale dhe tranzicionin nga karburantet fosile./MXH
