Aktori e aktivisti kandezo-amerikan, Michael J. Fox foli për vdekjen në një intervistë të gjatë me gazetën britanike The Sunday Times, duke ndarë mendimet e tij pas 35 vitesh jetese me sëmundjen e Parkinsonit:
Do të doja vetëm të mos zgjohesha kurrë. Kjo do të ishte vërtet e mrekullueshme. Nuk dua që vdekja ime të jetë dramatike. Nuk dua të pengohem mbi mobilje dhe të godas kokën.
Ikona 64-vjeçare e “Back to the Future” u diagnostikua me sëmundjen neurodegjenerative në vitin 1991, kur ishte 29 vjeç. Aktori foli për gjendjen e tij aktuale shëndetësore:
Nuk ka një afat kohor, nuk ka faza nëpër të cilat kalon, jo siç do të ndodhte, të themi, me kancerin e prostatës. Eshtë sëmundje shumë më misterioze dhe enigmatike. Nuk dua të pengohem mbi mobilje ose të godas kokën. “Mund të eci, por nuk është mirë dhe është pak e rrezikshme.
Me sëmundjen e Parkinsonit, truri pëson dëmtime progresive me kalimin e viteve. Simptomat fizike përfshijnë dridhje të pavullnetshme në pjesë të caktuara të trupit, si dhe lëvizje të ngadalësuara e probleme të tjera të lëvizshmërisë./kb
