Last Updated on 09/12/2025 by Kesjana
Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH-së. Ish-kreu i këtij institucioni, Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Më herët në qershor të këtij viti, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK, njoftoi se ka çuar në gjyq ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberin dhe 21 persona të tjerë, si të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.
