Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, dhe zv/kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjatë seancës, kreu i bashkisë u shpreh se nuk është i dënuar më parë dhe se nuk ka marrë asnjë vërejtje gjatë 35 viteve të punës së tij në administratën publike.
Byberi dhe zv/kryetari Kërnaja akuzohen për shpërdorim detyre. Hetimet e SPAK kanë treguar se Bashkia e Tropojës, si institucioni kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve.
Hetimet zbuluan se kryebashkiaku Rexhë Byberi, në bashkëpunim me zv/kryetarin Kërnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 280 milionë lekësh për buxhetin e shtetit.
