Last Updated on 24/11/2026 by Monika
Microsoft ka shpallur një alarm “Kodi i Kuq “, niveli më i lartë brenda kompanisë, për të rregulluar problemet që shkaktuan një ndërprerje 24-orëshe në Outlook dhe shërbime të tjera.
Ndërprerja e 12 dhe 13 nëntorit preku miliona përdorues të Outlook, Teams, Copilot dhe Exchange Online në të gjithë botën.
Ndikimi u ndje në çdo institucion dhe organizatë, nga qeveria te linjat ajrore.
Nga ana tjëtër, drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka kërkuar falje publikisht për ndërprerjen.
Kompania beson se problemi global lidhet me një përditësim të gabuar të Ëindoës që u prezantua korrikun e kaluar, megjithatë Microsoft ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik ose sulmeve me agjentë të inteligjencës artificiale.
Reuters ka zbuluar se dokumentacioni është i shpërndarë dhe për këtë arsye ishte e vështirë për inxhinierët e Microsoft të koordinonin reagimin e tyre ndaj problemit.
Ata u detyruan të shkëmbenin më shumë se 10,000 mesazhe për të sqaruar se si do të reagonin.
Drejtori operativ i Microsoft tani dëshiron të përfundojë një rregullim brenda një ore, në vend të pesë deri në gjashtë ditëve që kërkon aktualisht, dhe ata planifikojnë të zgjerojnë përdorimin e inteligjencës artificiale për ta arritur këtë./mxh
