Një aeroplan i Austrian Airlines që fluturonte nga Tel Avivi për në Vjenë bëri një ulje emergjente në Sofje të Bullgarisë , për shkak të një kërcënimi të dyshuar për sigurinë gjatë fluturimit.
Sipas Times of Israel, alarmi u aktivizua nga zbulimi i një “objekti të dyshimtë” në aeroplan, me ekuipazhin që lëshoi një sinjal emergjence.
Pasagjerët në fluturim i thanë medias izraelite Ynet se ulja e detyruar lidhej me një informacion anonim për një bombë në bord.
Aeroplani u ul në kryeqytetin bullgar, ku zbritën pasagjerët, raportoi Ynet. Deri më tani, prania e një pajisjeje shpërthyese nuk është konfirmuar dhe mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht alarmin./k.m
